Klinaku: Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj

schedule09:56 - 4 Nëntor, 2020

schedule 09:56 - 4 Nëntor, 2020

Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar pas ndërhyrjes së EULEX në shtëpinë ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

Në një status në rrjetin social “Facebook” ai shtron pyetjen se përsa kohë do të zgjasë kjo situatë, duke e konsideruar një spektakël nga Gjykata Speciale.

Statusi:

Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar.

Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!