Klevio dedikim prekës Lear Kurtit: Pse kështu do humbim shok çdo muaj? Do vi të pi cigare te vila jote fundit…

schedule18:26 - 20 Tetor, 2022

schedule 18:26 - 20 Tetor, 2022

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti mbrëmjen e djeshme. Ky i fundit u shoqërua në polici ku dhe ndërroi jetë. Sipas prokurorisë dhe AMP-së, në stomakun e të riut është gjetur një qese plastike, e cila dyshohet se ishte e mbushur me lëndë narkotike dhe është përcjellë prej tij në momentin që patrulla e policisë i kërkoi mjetet e identifikimit.

Cllevio shkruan në Instagram se do ta marrë malli për 32-vjeçarin, me yë cilin me sa duket kishte shoqëri.

“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël. Normal se do më marri malli për ty. Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan reperi në rrjetin e tij social Instagram. Klevio ka ndarë dhe një video nga shtëpia e tij, ku shfaqet Lear Kurti.

Si ndodhi ngjarja

Sipas autoriteteve, patrulla e policisë i ka kërkuar Kurtit që të japë një mjet identifikimi, por ai ka vrapuar duke u larguar 200 metra më tej ku edhe është kapur. Pasi u shoqërua në polici, ai është ndjerë keq edhe ka ndërruar jetë, gjë e cila është konstatuar në Spitalin e Traumës. Policia këmbëngul se nuk ka kryer asnjë veprim të jashtëligjshëm në shoqërimin e Kurtit edhe pse në duart e tij ka shenja, të cilat AMP thotë se i janë shkaktuar në momentin e prangosjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!