Shumë zhurmë rreth Realit të Madridit dhe të ardhmes së trajnerit Zinedine Zidane. Që tani në Spanjë kanë nisur të qarkullojnë zërat për alternativat e mundshme që mund të zënë vendin e francezit, gjithmonë nëse presidenti Florentino Perez vendos ta largojë. Në mes është edhe një klauzolë, që i kushton Realit 75 milionë euro nëse e largon Zidane.
ALTERNATIVAT – Një nga emrat e parë që nisi të qarkullojë është i Jose Mourinho. Portugezi është lakuar shpesh për një rikthim te spanjollët. Sërish shikohet si opsion për Realin e Madridit. Një tjetër kandidaturë e fortë është ajo e Massimiliano Allegrit.
Italiani është lidhur me një kalim te Reali edhe më parë dhe sipas “Marca” është një alternativë që ka shumë shanse për të drejtuar klubin e financuar nga Florentino Perez. Emra të tjerë që qarkullojnë janë ato të Raul Gonzales dhe Xabi Alonso, dy ish-lojtarë të spikatur me klubin spanjoll. /abcnews.al