Lautaro Martinez dhe Interi mund të zgjatin bashkëpunimin deri në vitin 2025. Sulmuesi, i cili gjatë gjithë verës është përfolur si objektivi kryesor i Barcelonës, pritet të përfitojë një pagë më të lartë dhe kontrata aktuale do të zgjatet edhe me dy vite.
Në Itali zbulohen edhe detaje të tjera. Tuttomercatoweb shkruan se në marrëveshje do të përfshihet një klauzolë anti-Juventus. Bardhezinjtë mund ta transferojnë sulmuesin vetëm nëse paguajnë 175 milion euro.
Sigurisht një shifër e tillë do ishte e vështirë të paguhej nga kampionët e Italisë. Tek Interi ndërkohë propozimi është që klauzola për t’u transferuar jashtë Italisë të jetë më e vogël. Thuhet se rinovimi i kontratës me Martinez të ndodhë brenda muajit tetor. /abcnews.al