Klauzola e Rashicës “çmend” klubet europiane, Liverpool favorit

schedule20:40 - 18 Shkurt, 2020

schedule 20:40 - 18 Shkurt, 2020

Klauzola e sulmuesit shqiptar të Werder Bremenit, Milot Rashica, tundon Bayern Munchen dhe klubet e tjera të Bundesligës, sipas asaj që raporton “Weser-Kurier”. Rashica mund të largohet nga Werder Bremen për 38 milion euro, por kjo vlen vetëm për klubet e interesuara nga Anglia, Spanja, Italia dhe Franca.

Ish-lojtari i Gjermanisë, Didi Hamann, kohët e fundit sugjeroi që Bayern Munchen duhet të shikonte Rashicën si një alternative më të lirë se anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, por Liverpool duket ekipi favorit për firmën e shqiptarit.

Klopp është një admirues i Rashicës dhe për 38 milion euro, mund ta ketë në gatishmërinë e tij. Werder po bën një sezon për t’u harruar në Bundesliga dhe vështirë se Rashica do të qëndrojë te klubi gjerman sezonin e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!