Kjo ngjyrë është obsesioni i ri i modës, iu shkon të gjithëve

schedule11:56 - 20 Nëntor, 2021

schedule 11:56 - 20 Nëntor, 2021

Trikotazhi është gjithmonë trendi i preferuar i dimrit. Në këtë stinë, tekstura e thurur ka nderin e saj, pasi përveç pulovrave klasike të të gjitha kohërave, dominojnë dhe fustanet dhe fundet e thurura. Dizajnerët po investojnë sërish në ngjyra këtë vit, kryesisht në ato të ndezura.

Ndërsa këtë vit, portokallia, e kuqja e ndezur dhe kafeja janë protagoniste, blogeret e modës preferojnë dhe pulovrat në ngjyrën jeshile. Mund të kombinohet me pantallona lëkure, xhinse klasike dhe funde. Përveç kësaj, trendi përfshin të gjitha nuancat e paletës së gjelbër, nga jeshilja deri te lime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!