Kjo makinë “tremb” dhe të pasurit

schedule13:34 - 28 Shtator, 2021

schedule 13:34 - 28 Shtator, 2021

Bugatti Chiron, jo vetëm që kushton 2.5 milionë euro por është e shtrenjtë dhe për sa i përket mirëmbajtjes së saj. Në rastin e Chiron, Bugatti ofron një program global të mirëmbajtjes. Ka një ekip prej 10 inxhinierësh me të cilët pronarët e super makinave mund të komunikojnë për shërbimet e kërkuara.

Shërbimi i parë zhvillohet çdo 14 muaj ose kur makina përfundon 16,000 kilometra dhe përfshin ndryshimin e vajrave. Së bashku, zëvendësohen gjithsej 16 priza kullimi me vlerë rreth 21,000 euro. Hapi tjetër është zëvendësimi i disqeve si dhe pastrimi i të gjithë sistemit të frenimit.

Zëvendësimi i rrotave kap një kosto prej 40,000 eurosh. Për gomat, Bugatti jep një jetëgjatësi prej 16 ose 18 muaj, kështu që logjika thotë se ato ndryshojnë së bashku me rrotat. Nëse pronari ka nevojë për një xham të ri duhet të paguajnë 51,000 euro, ndërsa për fshirëset 3,240 euro.

Në rast se ngjyra duhet të rifreskohet, atëherë pronarët duhet të tarifojnë 50,000 euro të tjera. Sidoqoftë, Bugatti fillimisht ofron një garanci katërvjeçare pa një kufi kilometrazhi që mund të zgjatet gradualisht në 12 vjet.

/abcnews.al