Kjo lëvizje “vret”  koronavirusin në makinën tuaj

schedule09:32 - 1 Janar, 2022

schedule 09:32 - 1 Janar, 2022

Mjafton që pronari ta parkojë atë në diell , pasi duket se temperaturat e larta që zhvillohen brenda makinës mund ta “vrasin” koronavirusin. Ky është përfundimi që kanë arritur studiuesit e një Universiteti në Amerikë.

Hulumtimet tregojnë se megjithëse koronavirusi mbijeton në disa sipërfaqe të makinës deri në 3 ditë (p.sh. çeliku dhe plastika) në temperatura afër 20 gradë Celsius, nëse temperatura rritet dhe arrin afër 54 gradë Celsius, atëherë 99.9% të virusit “vritet” në 20 minuta. Në një temperaturë prej 65 gradë Celsius virusi zhduket në 5 minuta.

Theksojmë se brenda një makine të parkuar në diell edhe në një ditë ku temperatura e jashtme është 15 gradë Celsius, temperatura mund të rritet në 40 gradë për vetëm një orë, ndërsa nëse temperatura e jashtme është 27 gradë Celsius, në një orë mund të shkojë deri në 50 gradë .

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët këshillojnë të mos i lëmë fëmijët apo kafshët shtëpiake (madje edhe sendet elektronike) në makinën e parkuar për një kohë të gjatë , veçanërisht nëse e kemi parkuar në diell, pasi temperaturat që zhvillohen brenda mund të jenë fatale.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!