Kjo javë do të jetë e vështirë për këto tre shenja të Horoskopit

schedule13:00 - 31 Tetor, 2022

schedule 13:00 - 31 Tetor, 2022

Ditët e ardhshme janë të çuditshme dhe kërkuese për disa shenja të Horoskopit. E gjithë java mund të mos jetë e mbushur me vështirësi dhe konfuzion, por kjo që po ndodh mjafton për të ndikuar në psikologjinë dhe disponimin tuaj. Në çdo rast, mbani mend se kthimi pas në kohë mund të duket si zgjidhja më e lehtë, por padyshim që nuk është më e mira.

Luani

Keqardhja për veprimet tuaja të së shkuarës do të mbizotërojnë javën nga 31 tetori deri më 6 nëntor, pasi vazhdimisht do të shqyrtoni të gjitha detajet e një ndarjeje që keni përjetuar në të kaluarën. Këto mendime nuk duhet të jenë romantike, ju mund t’i keni dhënë fund një miqësie në të kaluarën dhe se si ndodhi ajo ende ju shqetëson. Mendimet tuaja do të përqendrohen në mënyrën se si jeni sjellë dhe nëse mund të duroni të pranoni se keni qenë ju që keni gabuar dhe i keni vështirësuar gjërat. Në të njëjtën kohë, këtë javë ndiheni veçanërisht të pambrojtur, ndërsa zemërimi dhe faji ju pushtojnë. Mendoni si një kohë për të shëruar plagët e kaluara dhe për të përfituar prej saj për të njohur më mirë veten.

Akrepi

Një përzierje emocionesh negative po ju pushton, të cilat mund t’ju ngatërrojnë jo pak gjatë javës. Ankesa juaj kryesore do të fillojë nga fakti se dikush në të kaluarën nuk ju trajtoi siç duhet dhe ju sapo e keni kuptuar. Pra, për ditët në vijim ju vazhdimisht mendoni se sa naiv keni qenë që nuk e kuptove herët se kush është ai mashkull. Përpiquni të mos e shpërndani zemërimin mbi njerëzit përreth jush sot dhe t’i ulni pak ankesat tuaja, të dashurit tuaj nuk janë fajtorë për asgjë tani.

Bricjapi

Ekziston një tension, për shkak të disa gjërave që ju prisnit të kishin ndodhur, por jo tani që fillon nëntori. Për ju, agjenda dhe orari juaj duhet të ndiqen deri në përpikmëri dhe vonesat që dominojnë janë shqetësuese. Kështu që këtë javë ndiheni të zhgënjyer. Megjithatë, si një person me mendje praktike, sapo të jeni zhytur në dëshpërim, do të përveshni mëngët dhe do të merreni gjerësisht me atë që ju pengon, kështu që nuk ka nevojë të shqetësoheni shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!