Deputeti Myslym Murrizi ishte mjaft i ashpër sot me PS-në lidhur me lëvizjet e fundit nga LSI-ja në drejtim të socialistëve në qeverisje. Gjithçka, Murrizi e cilëson si merkato dimri hipokrizie, që përgjigjen do ta marrë në 25 prill.
“Gallatë e këtyre 4 viteve është estrada e ditëve të fundit. Këto ditët e fundit po shohim një merkato dimri, të lezetshme të ish-ministrave të LSI- që po ftohen në sofrën e partisë së virgjër ndaj aferave dhe korrupsionit. Duke e parë në pragmatizmin tim, kam qenë në politikë por nuk kam marrë asnjë lek nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po e shikoj që beteja false “3D” mes këtyre që kanë qeverisur dhe atyre që ishin, ka qenë një shaka e madhe.
Lefterin ka kohë që është me ju, Nasipin e ftuat në një dasëm, Gledioni do të vijë pas dy ditësh, Silvën e ka ftuar Ervini sot. E gjithë kjo luftë për të thënë se e gjithë kjo luftë ka qenë për Petritin?! Se vetëm ai ka mbetur. Duke parë merkaton e dimrit është hipokrizi. Po mirë, cili ministër tjetër nga ortaku juaj 2013-2017 ka mbetur pa ftuar në partinë tuaj të virgjër ndaj korrupsionit, apo kjo ishte loja? Më vjen për të më vjellë kur mendoj ca keni thënë për ministrat, që sot u hapni derën” tha Murrizi./ db/Abcnews.al