NASA ka publikuar pamjet satelitore të zjarreve aktive që kanë përfshirë disa vende të botës. Sipas pamjeve të publikuara, pjesa më e madhe në Afrikën jugore dhe Madagaskari janë përfshirë nga flakët.
Gjithashtu në pamjet e siguruara nga NASA, shihen qartë zjarret që kanë përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore, Europën jugore dhe pjesën lindore të Federatës Ruse. Një hartë e mbushur me “pika” të kuqe, e cila i referohet mijëra zjarreve që kanë përfshirë botën, janë tregues të problemeve serioze të krijuara nga ndryshimet klimatike.
Në pamjet e publikuara gjithashtu shihen zjarret që vazhdojnë ende në Shqipëri, Greqi,Turqi, Itali, etj. Shërbimi FIRMS i NASA -s, transmeton të dhëna reale të zjarreve aktive brenda tre orëve nga monitorimi satelitor./abcnews.al