Kjo gjë në fytyrën tuaj tregon se sa inteligjent jeni

schedule18:19 - 12 Qershor, 2022

schedule 18:19 - 12 Qershor, 2022

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, por sipas hulumtimeve të reja janë edhe “pasqyra” e inteligjencës. Studimi i kryer në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji tregoi se sa më e madhe të jetë bebja e syrit, aq më e lartë është inteligjenca.

Rezultatet befasuan gjithashtu shkencëtarët, të cilët e zbuluan këtë duke studiuar ndryshimet në madhësinë e bebes së syrit midis njerëzve që shënuan rezultatet më të larta në testet njohëse dhe atyre që shënuan më pak. Sipas tyre, ndryshimi është mjaft i madh për t’u parë me “sy të lirë”.

Pse madhësia e bebeve lidhet me nivelin e inteligjencës?

Për t’iu përgjigjur pyetjes se përse madhësia e bebëzës është e lidhur me inteligjencën, duhet të kuptojmë se çfarë procesesh ndodhin në tru. Madhësia e bebëzës lidhet me aktivitetin në locus coeruleus, një zonë e vendosur në pjesën e sipërme të trurit që ka lidhje nervore me pjesën tjetër të trurit.

Locus coeruleus liron norepinefrinën, e cila vepron si një neurotransmetues, dhe rregullon procese të tilla si perceptimi, vëmendja, të mësuarit dhe kujtesa. Ai  ndihmon në ruajtjen e një organizimi të shëndetshëm të aktivitetit të trurit, në mënyrë që rajonet e largëta të trurit të mund të punojnë së bashku për të arritur detyra dhe qëllime sfiduese.

Mosfunksionimi i locus coeruleus është raportuar në disa sëmundje, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit. Një nga hipotezat është se njerëzit që kanë bebëza më të mëdha kanë rregullim më të madh të aktivitetit në locus coeruleus, gjë që ndikon në performancën njohëse dhe funksionin e trurit në pushim.

Por për të konfirmuar këtë korrelacion dhe për të gjetur pse njerëzit me bebëza më të mëdha shoqërohen me inteligjencë më të lartë, nevojiten kërkime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!