Kjo foto po bëhet virale në rrjetet sociale

schedule15:22 - 25 Maj, 2021

schedule 15:22 - 25 Maj, 2021

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, gjatë samitit në Bruksel. Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së.

Menjëherë pas vendimit të BE-së, linjat ajrore kanë ndërprerë fluturimet duke shkaktuar “bllokim trafiku”.

“Europa në veprim”, ishte ky mesazhi i postuar në Twitter sot nga Presidenti i Këshillit Europian, me një foto të embargos të kompanive ajrore të BE-së.

Fotoja tregon “bllokimin e trafikut”  në hapësirat ajrore rreth Bjellorusisë, pasi kompanitë ajrore pezulluan njëra pas tjetrës fluturimet, pas vendimit të BE-së për vendosjen e  sanksioneve  të reja ndaj Aleksandër Lukashenkos.

Rikujtojmë se autoritetet bjelloruse urdhëruan uljen një avioni civil në të cilin udhëtonte një gazetar i opozitës. Ata kanë aktivizuar një avion ushtarak për të ndjekur avionin civil, i cili ishte nisur nga Athina për në Vilnius me 23 maj, pas alarmit për një bombë që në fund rezultoi i rremë.

Pas uljes së avionit, policia ka arrestuar Raman Pratasevich, 26 vjeç, aktivist opozitar dhe gazetar, i cili përballet me akuza në Bjellorusi, për të cilat mund të dënohet me 15 vite  burg./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!