Kjo foto e grekëve i ka mërzitur shumë turqit

schedule17:07 - 24 Maj, 2021

schedule 17:07 - 24 Maj, 2021

Ka nisur edhe në Greqi stërvitja e madhe e NATO-s duke shkaktuar jo pak reagime në vendin fqinj, Turqinë. Mediat turke kanë publikuar foto nga nisja e stërvitjes mes amerikanëve dhe grekëve në Kretë duke theksuar se ky është një provokim i qartë ndaj tyre.

Milliyet” i referohet një fotoje ku të pranishëm janë edhe dy priftërinj ortodoksë duke shtuar se asgjë s’do ta frenonte ushtrinë turke përballë grekëve në rast të ndonjë konflikti.

“Defender Europe21” është një stërvitje e madhe e NATO-s që po zhvillohet në mjaft vende kryesisht në Europën qendrore dhe jugore, ku ndër të tjera marrin pjesë edhe Shqipëri, Greqia, Kroacia, etj.

Stërvitja synon testimin e aftësive të ushtrive të rajonit për të përballuar kërcënime të ndryshme të sigurisë. /abcnews.al