Xherdan Shaqiri ka telashe në ndërtimin e një vile të ëndrrave në Zvicër, raporton gazeta “Blick”.
Ka shumë pak gjelbërim në këtë plan, thonë ata siç raporton “Basler Zeitung”.
Pos kësaj fqinjtë e ardhshëm të Shaqirit po kundërshtojnë edhe ndriçimin.
Blick e ka në dispozicion aplikimin e ndërtimit dhe vizualizimin e projektit.
Shaqiri po planifikon ta ndërtojë një shtëpi ëndrrash shumëkatëshe me 270 metra katrorë. Në të përfshihet një pishinë, disa ballkone dhe një zonë e bukur e jashtme. Vila nga betoni ofron hapësirë të mjaftueshme për gjithë familjet.
Ende nuk është e sigurt se kur do të transferohet Shaqiri në shtëpinë e tij të re në Zvicër. Ai momentalisht është i përqendruar te Lyon, teksa ka firmosur kontratë 3-vjeçare. /abcnews.al/