Kjo është videoja e fundit para zhytjes fatale të nëndetëses Titan

schedule12:34 - 22 Qershor, 2023

schedule 12:34 - 22 Qershor, 2023

Një video e shkurtër ka qarkulluar orët e fundit që tregon nëndetësen Titan përpara se të zhdukej.

Videoja po bën xhiron në internet duke treguar momentin kur nëndetësja OceanGate Expeditions fillon udhëtimin e saj drejt rrënojave të Titanikut. Pamjet u postuan në TikTok nga një videograf 22-vjeçar që punon në anijen mëmë Polar Prince.

Abbi Jackson ndau videon e shkurtër përpara se të zhdukej.

@abbijaxxxon #titanic ♬ Us – A COLORS SHOW – FKJ

Postimi është titulluar “duke parë një nëndetëse që po zbret në Titanik”. 22-vjeçari largohet nga kuverta e anijes për të treguar Titanin në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik, pak para se të fillojë zhytja. Videoja tashmë ka mbi 20 milionë shikime.

Ajo është një legjendë”, shkruan 22-vjeçari, ndërsa një tjetër video tregon Paul Henri Nargeolet, i cili është quajtur “Mr Titanic” pasi është zhytur 37 herë në thellësi./abcnews.al