Kjo është ura më e veçantë në botë e ndërtuar mbi një ujëvarë

schedule09:59 - 23 Gusht, 2020

schedule 09:59 - 23 Gusht, 2020

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion turistik i sapohapur që ofron pamje të mrekullueshme të peizazhit në Hardanger në Norvegjinë perëndimore.

Arkitekti që qëndron pas këtij projekti të hartuar prej më shumë se një dekade, është norvegjezi Carl-Viggo Holmebakk, duke ndërthurur së bashku arkitekturën, teknologjinë, infrastrukturën dhe natyrën, shkruan abcnews.al.

Norway-water-fall-bridge (2)

Tashmë, ura është gati për vizitorët që duan të përshkojnë 99 shkallët që lidhin të dy anët e luginës mahnitëse Mabodalen, në këmbim të një pamje të mrekullueshme të ujërave të rrëmbyeshëm të Vofringsfossen.

Ura është vetëm një pjesë e një sërë zhvillimesh të reja rreth ujëvarës që synojnë ta bëjnë vendin edhe më tërheqës për vizitorët. I gjithë projekti, do të kushtojë më shumë se 4 milion dollarë dhe do të përfundojë deri në vitin 2022. /abcnews.al/

Norway-water-fall-bridge (3)

Norway-water-fall-bridge (4)

Completed-bridge-Norway

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!