Një shtëpi e vogël e bardhë ndodhet në një ishull të largët në jug të Islandës, e rrethuar nga deti dhe kodrat. Është braktisur që nga viti 1950 pasi banorët e fundit u larguan dhe konsiderohet si shtëpia më e vetmuar në botë.
Shtëpia është ndërtuar në vitet 1930 nga Shoqata e Gjuetisë Ellidaey dhe përdoret si kabinë gjuetie dhe sauna. Ajo nuk është e hapur për publikun, por është bërë një destinacion popullor turistik për shkak të vendndodhjes së tij të largët dhe pamjes unike.
Rreth historisë së shtëpisë qarkullojnë disa thashetheme, njëra që pretendon se është ndërtuar nga një miliarder, i cili planifikoi ta përdorte në rast të një apokalipsi zombish, ndërsa një tjetër sugjeron se shtëpia i përket këngëtares së famshme islandeze Bjork.
/abcnews.al