“Kjo është shtëpia jonë”: Amerikanët që refuzojnë të largohen nga Ukraina

schedule19:18 - 17 Shkurt, 2022

schedule 19:18 - 17 Shkurt, 2022

Ndërsa tensionet rriten, qeveria amerikane u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Ukraina, duke përmendur kërcënimin e një pushtimi të afërt rus. Por jo të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Ukrainë po e marrin në konsideratë këtë këshillë.

Shumë nuk besojnë se një sulm në shkallë të plotë ndaj Kievit është i pashmangshëm, pavarësisht paralajmërimeve nga burime të inteligjencës të cituara në media.

BBC News Ukraine ka folur me disa amerikanë që jetojnë në vend, duke përfshirë biznesmenë, mësues dhe vullnetarë, dhe i ka pyetur për vendimin e tyre për të qëndruar.

Sean Almeida, nga Bostoni, ka ndërtuar një biznes në Kiev që nga viti 2014 dhe tani, pavarësisht kërcënimit, nuk ka ndërmend të largohet nga Ukraina.

“Lëreni Biden të thotë çfarë të dojë, por unë nuk do të hyj në panik dhe nuk do të largohem nga vendi që prej kohësh është bërë shtëpia ime”, thotë ai.

Ish-ushtari amerikan David Plaster ka gati 10 vjet që jeton në Ukrainë, duke bërë vullnetar në mënyrë aktive brenda komunitetit lokal dhe një personalitet mjaft publik.

Kur e pyetën pse nuk i frikësohet një sulmi të mundshëm rus dhe duhet të largohet nga Kievi, ai thjesht përgjigjet: “Sepse kjo është shtëpia ime”.

James Martin lindi në një qytet të vogël në Iowa, u diplomua në Universitetin e Miçiganit dhe më vonë studioi në Institutin e Çelikut në Moskë.

Kur James u shpërngul në Kiev, filloi të punonte si mësues i anglishtes duke aktruar në të njëjtën kohë.

Lajmet për një pushtim të mundshëm rus nuk i kanë ndryshuar planet e tij dhe vendosi të injorojë thirrjen e Shtëpisë së Bardhë për evakuim.

“Unë nuk po largohem nga Ukraina, por kjo nuk do të thotë se nuk e respektoj Bidenin apo qeverinë”, tha ai për BBC News Ukrainian.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!