Zakonisht themi se vitet e para të martesës janë ose duhet të jenë të paktën më të lumturat për një çift. Kur gjithçka duket e re dhe emocionet vërshojnë dhe fëmijët vijnë në jetën e çiftit.
Një teori tjetër thotë se gjithçka në një marrëdhënie shkon mirë, derisa nisin ankesat.
Harrojeni atë që dinit pasi një studim i ri nga Universiteti i Pensilvanisë i kthen të gjitha përmbys dhe i vendos syzet.
Me një grup prej 2034 çiftesh, të cilëve iu kërkua të përgjigjen në cilën fazë të jetës së tyre ndiheshin ose besonin se do të ndiheshin më mirë me partnerin, shumica dhanë si përgjigje 20 vitet e martesës.
Sipas gjetjeve të hulumtimit, pas dy dekadash martesë, çiftet kalojnë më shumë kohë së bashku dhe kënaqen me aktivitetet së bashku, në kohën e tyre të lirë.
Ky fakt shpjegohet ndoshta me dashurinë që një çift ka arritur të ndiejë dhe të “ndërtojë” brenda 20 vitesh, pasi bashkëjetesa i bën vërtet të dy të duken një.
Nëse e vërteta është aty, ne duhet të pyesim veten: Pra, çfarë të bëjmë?/abcnews.al