Ngjyra që tërheq interesin e gjithë vajzave këtë sezon është e gjelbra. Nga palltot deri tek detajet më të vogla – një çantë apo shall – jeshilja është prezente në një larmi nuancash, nga pasteli më i lehtë tek nuanca më intensive e gjelbër Kelly.
Çantat e dorës Bottega Veneta dhe Balenciaga ngjallën interesin e të gjitha fashionistave. Markat si Stine Goya, Ganni dhe Baum und Pferdgarten kanë vërtetuar se jeshilja do të jetë ngjyra që do të dominojë në setet e vitit 2022.
/abcnews.al