Kjo është mënyra më e mirë për të qetësuar një fëmijë që qan

schedule15:57 - 24 Mars, 2023

schedule 15:57 - 24 Mars, 2023

Të gjithë mendojnë se nuk ka asnjë mënyrë magjike për të qetësuar një fëmijë që qan, e lëre më të flejë. Por një studim i ri ka nxjerrë në pah tani një metodë të thjeshtë që mund të jetë më efektive se të tjerat. Sipas studimit, nëse doni ta qetësoni fëmijën, merreni në krahë dhe bëni një shëtitje me të.

Ekipi rekomandon që prindërit ta marrin në krah foshnjën e tyre që qan, të ecin për pesë minuta, pa ndonjë ndalesë të papritur ose ndryshim të papritur në drejtim, dhe më pas të ulen dhe ta mbajnë për pesë deri në tetë minuta para se ta shtrijnë në krevat.

Kjo strategji shpesh ul rrahjet e zemrës së foshnjës dhe i ndihmon të flenë. Gratë që morën pjesë në studim arritën t’i vinin në gjumë fëmijët vetëm pas pesë minutash ecje. Natyrisht, çdo fëmijë është i ndryshëm, por duket se ka diçka në lidhje me ecjen e qëndrueshme që i qetëson fëmijët.

“Të qarat e tepërta, veçanërisht gjatë natës, janë një burim kryesor i stresit prindëror”, tha Dr Kumi Kuroda. “Kjo metodë afërsisht 15-minutëshe ia vlen të provohet përpara se të fillojnë të shqetësohen seriozisht për atë që nuk shkon me foshnjën.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!