Kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur zemrën nga plakja

schedule18:09 - 6 Tetor, 2022

schedule 18:09 - 6 Tetor, 2022

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, por ekspertët thonë se vetëm disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Mjekët kanë përzgjedhur pesë këshilla për Eat This Not That për ta mbajtur zemrën të shëndetshme ndërsa plakeni.

“Ushtrimet aerobike dhe stërvitja me rezistencë janë më të rëndësishmet për shëndetin e zemrës”, thotë terapisti fizik i Johns Hopkins, Kelly Steëart.

Ai shton se “ndonëse fleksibiliteti nuk kontribuon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës, ai është ende i rëndësishëm sepse ofron një bazë të mirë për kryerjen e ushtrimeve aerobike dhe të forcës në mënyrë më efikase”. Nëse keni një bazë të mirë muskuloskeletore, ju lejon të bëni ushtrime që ndihmojnë zemrën tuaj”.

Shmangni duhanin

Pirja e duhanit është tepër e keqe për zemrën, paralajmërojnë ekspertët, por jo vetëm për ata që pinë duhan, por edhe për duhanpirësit pasivë në mjedisin e tyre.

“Studimet tregojnë se rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës është rreth 25 deri në 30 për qind më i lartë për njerëzit që janë të ekspozuar ndaj pirjes pasive të duhanit në shtëpi ose në punë,” thotë kardiologu Dr. Mark Gilinov, raporton N1 Zagreb.

Siç shpjegon ai, kimikatet e emetuara nga tymi i cigares nxisin zhvillimin e krijimit të pllakave në arterie, gjë që çon në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Shmangni yndyrnat e pashëndetshm

“Kufizimi i sasisë së yndyrave të ngopura dhe trans që hani është një hap i rëndësishëm në uljen e kolesterolit në gjak dhe rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare. Kolesteroli i lartë në gjak mund të çojë në aterosklerozë, e cila mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru”, tha Dr. Brody Marthaler.

Ai rekomandon mish pa yndyrë, shpendë dhe peshk, produkte qumështi me pak yndyrë dhe vezë, sepse ato janë një nga burimet më të mira të proteinave.

“Disa lloje peshqish janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat mund të ulin yndyrnat në gjak të quajtura trigliceride. Së fundi, bishtajore, të tilla si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, janë gjithashtu burime të mira të proteinave dhe përmbajnë më pak yndyrë dhe pa kolesterol, duke i bërë ato një zëvendësues të mirë për mishin. Përfshini këto ushqime në dietën tuaj dhe do të shihni se ushqimi i shëndetshëm është i realizueshëm dhe i këndshëm”, këshillon Dr. Marthaler.

Merrni gjumë të mjaftueshëm dhe cilësor

Gjumi është çelësi për shëndetin e zemrës dhe CDC rekomandon të paktën shtatë orë gjumë cilësor në natë.

Kujdesuni për shëndetin tuaj të dhëmbëve

“Shëndeti i dhëmbëve është një tregues i mirë i shëndetit të përgjithshëm, duke përfshirë zemrën tuaj, sepse ata me periodontitis shpesh kanë të njëjtët faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës”, thotë doktor Gilinov.

Mjeku shpjegon se shumë studime kanë treguar se bakteret e përfshira në zhvillimin e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve mund të hyjnë në gjak dhe të shkaktojnë një rritje të proteinës C-reaktive, një shënues i inflamacionit në enët e gjakut. Këto ndryshime, sipas Dr. Gilinov, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!