Kjo është mënyra më e mirë për ta filluar ditën tuaj

schedule08:01 - 2 Gusht, 2021

schedule 08:01 - 2 Gusht, 2021

Nëse e filloni ditën me nxitim, atëherë ka shumë të ngjarë që të vazhdoni kështu deri në fund. Kjo është ajo që thonë studiuesit, duke theksuar se është e rëndësishme që të marrim disa minuta çdo mëngjes për ta nisur ditën tonë sa më mirë.

Një mënyrë për të “ngadalësuar” dhe për të mbajtur një ritëm harmonik gjatë gjithë ditës, është meditimi, i cili na ndihmon të qëndrojmë të fokusuar. Përveç kësaj, meditimi është një mënyrë e mirë për të rritur përqendrimin dhe zvogëluar stresin.

Ndërsa jeni shtrirë ose ulur, mbyllni sytë dhe lërini duart të pushojnë natyrshëm anash. Filloni të merrni frymë ngadalë me hundë. Mos u shqetësoni për mendimet tuaja, përqendrohuni vetëm në frymëmarrjet tuaja.

Vazhdoni këtë model të frymëmarrjes, por përqendrohuni në zonën sipër dhe midis syve. Tani vendosni duart mbi gjoks. Merrni frymë thellë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Përqendrohuni në ngritjen dhe uljen e gjoksit dhe përsëriteni këtë proces pesë herë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!