Nëse doni t’i pastroni bizhuteritë, mund të përdorni disa përbërës që mund t’i gjeni lehtësisht në shtëpi. Kini kujdes për të mos lënë gërvishtjet të cilat nuk mund të hiqen.
Ilaç enësh
Fërkojini lehtësisht bizhuteritë me ujë të ngrohtë dhe pak ilaç enësh. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe thajini me një leckë të thatë dhe të butë.
Sode buke
Përzieni tre pjesë sodë buke me pak ujë dhe pastrojini butësisht. Më pas thajini me një leckë të butë.
Pastë dhëmbësh
Hidhni pak pastë dhëmbësh tek bizhuteritë dhe fërkojeni butësisht me gishtin tuaj. Shpëlajeni mirë me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me një leckë të butë. /abcnews.al