Kur bëhet fjalë për të ngrënë fruta dhe perime, çështja e larjes është parësore. Për t’u siguruar që është vërtet i pastër, nuk duhet të nxitojmë, por të ndjekim hapat e mëposhtëm:
1) Hidhini perimet në një enë me ujë dhe lërini për disa minuta. Më pas, lajini ato me ujë të pastër të rrjedhshëm.
2) I kushtojmë vëmendje frutave dhe perimeve që nuk kanë sipërfaqe të lëmuar (marule, lakër, brokoli etj.). Duhet të insistojmë shumë në disa pika.
3) Përpara se t’i vendosim perimet për zierje, duhet t’i lajmë me kujdes, t’i ndajmë pjesët dhe t’i kontrollojmë në detaje për të parë nëse ka ndonjë të metë. Gjithashtu, pasi të kenë marrë zierjen e parë, është mirë të hidhni ujin dhe t’i zieni sërish me ujë të freskët të pastër.
4) Gjelbrit kanë nevojë për vëmendje të veçantë. Duhet t’i lajmë me ujë të bollshëm, më pas i vendosim në një legen me ujë dhe uthull dhe në fund i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.
5) Enët plastike që përdorim për larjen e frutave dhe perimeve duhet të jenë shumë të pastra./abcnews.al