Ideja e makinave të gjata vjen nga Amerika, teksa ky lloj koncepti i veturave përkon edhe me shijet e shofërëve nga shtetet e tjera.
Kamionët e mëdhenj janë një markë tregtare amerikane , por ai më i gjati duket se ka origjinën në një vend tjetër.
Kamioni më i gjatë në botë është nën pronësinë e një sheiku me emrin Hamad bin Hamdan Al Nahyan.
Makina i përket modelit Dodge Ram 4500, por ajo është modikuar dhe zgjatur në formë ekzagjeruese. Vetëm pjesa e pasme është e gjatësisë 4.88 metra, teksa boshti i rrotave është 5.2 metra i gjatë.
Sheiku nuk ka bërë me dije se sa i ka kushtuar një modikim i tillë, e as nuk dihet se a do e vendos në shitje apo jo. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CAsnDWMgSG4/