Kjo është kompania celulare që po hyn në garën e prodhimit të makinave elektrike

schedule10:49 - 31 Mars, 2021

schedule 10:49 - 31 Mars, 2021

Kompania kineze celulare, Xiaomi, njoftoi të martën se do të investojë 10 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për prodhimin e makinave elektrike, informon abcnews.al.

Xiaomi është një nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave smart në botë, por gjithashtu prodhon një sërë veglash duke përfshirë kamera sigurie, rroje elektrike dhe furça dhëmbësh, llamba, orë dore dhe skuter.

Kompania nuk dha detaje të mëtejshme mbi strategjinë e saj për hyrjen në industrinë e automobilave, dhe nëse ajo do të përqendrohet në prodhim, softuer, ose të dyja.

Pavarësisht nga planet e saj, Xiaomi do të përballet me një konkurrencë të madhe me kompanitë që po prodhojnë makina elektrike duke përfshirë Tesla (TSLA) dhe Volkswagen (VLKAF) dhe General Motors (GM)

Të gjitha këto kompani  kanë punuar për vite me radhë, për të zhvilluar dhe shitur makina elektrike që konsumatorët e interesuar, informon abcnews.al.

Në fillim të këtij viti kishte spekulime se Apple do të prodhonte kësi makinash, por tashmë e vetmja gjë që dimë është se Xiaomi ka bërë hapin përpara, për t’u bërë pjesë e garës se prodhimit të makinave elektrike./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!