Seksi i mëngjesit është një nga mënyrat më të mira për ta nisur ditën me energji. Po, seksi i mëngjesit përmirëson disponimin, rrit energjinë dhe ndihmon të përballoni punën në mënyrë më efikase. Përfitimet e aktivitetit seksual para kafesë së mëngjesit janë të shumta për lidhjen por dhe për përditshmërinë.
Lehtëson stresin
Arsyeja është e thjeshtë. Aktivitetet e këndshme si seksi priren të reduktojnë nivelet e stresit, duke na bërë të lumtur dhe produktivë gjatë gjithë ditës.
Gjimnastikë
Seksi i mëngjesit shpesh konsiderohet nga shumë njerëz si ushtrim. Mund të mos jetë njësoj si palestër, por studiuesit theksuan se gjatë saj trupi djeg… edhe 5 kalori/minutë.
Stimulimi i sistemit imunitar dhe humorit
Endorfinat e çliruara në trupin tonë luajnë një rol të madh në rritjen e humorit në mëngjes. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se marrëdhëniet seksuale mund të forcojnë sistemin imunitar duke aktivizuar mbrojtjen e trupit kundër baktereve dhe viruseve.
Eliksiri i rinisë
Dhe kush nuk do të dëshironte të dukej më i ri? Seksi i mëngjesit është padyshim përgjigja ndaj rinisë pasi çliron oksitocinë, β-endorfinë dhe hormone të tjera. Sipas studiuesve, çiftet që bëjnë seks tre herë në javë duken shumë më të rinj se ata që kanë më pak kontakte më rrallë. /abcnews.al