Kjo është dhurata më e madhe dhe e bukur që i kam bërë vetes, tregon Valbona pasi hoqi syzet

schedule15:36 - 7 Janar, 2022

schedule 15:36 - 7 Janar, 2022

Valbona, e njohur në rrjete sociale si BonBon Taste për recetat e gatimit, tërë jetën e saj ka patur syze, të cilat e kanë bezdisur, sidomos në përditshmërinë e punës së saj.

Vendosi të kryente ndërhyrjen me Inplantim te Lenteve Trifokale Torike si zgjidhjen optimale për eleminimin e syzeve me Dr. Shk. Nadon Qafa, Specialist i Kirurgjisë Refraktive dhe i Kornesë në Spitalin Amerikan 3.

Shumë frikëra fillestare dhe dyshime kanë shoqëruar Valbonën para konsultës me Dr. Nadonin, pasi siç shprehej edhe ajo: “ideja që dikush do të prekë dhe fusë diçka në sy e frikësonte shumë”.

Mbas konsultave fillestare dhe vendimit për të kryer ndërhyrjen Valbona na tregon se frikërat nuk duhet të ishin aspak, pasi nuk ka ndjerë në asnjë moment dhimbje dhe diskonforti ka qënë shumë i vogël. Mbasi ka kryer ndërhyrjen brenda pak kohe është larguar për në shtëpi, ku ka vazhduar përditshmërinë e saj pa asnjë shqetësim.

Sot ajo ka kryer ndërhyrjen në syrin e dytë dhe syzet i ka flakur tutje!

Dr. Shk. Nadon Qafa, shpjegon se në më pak se 2 javë rezultatet e kërkuara janë arritur duke eleminuar syzet për larg dhe ato për afër, që pacientja jonë mbante çdo ditë.

Valbona kishte numër të madh për larg dhe gjithashtu astigmatizëm dhe në mënyrë që të eleminoheshin syzet përgjithmonë Dr. Nadoni ka përdorur një lente trifokale speciale, e cila realizon eleminimin e syzeve dhe nevojës për to. Avantazhet e kësaj teknikë janë shumë të mëdha, pasi është një ndërhyrje ambulatore, pacienti largohet brenda ditës, nuk ka dhimbje dhe diskonfort dhe anestezia është vetëm lokale me pika dhe rekuperimi është shumë i shpejtë.

Eleminimi i syzeve me metodën e Inplantimit te Lenteve Trifokale Torike është “standarti i artë” në trajtimin dhe eleminimin e numrave për larg dhe afër (për të lexuar), zakonisht në moshat mbi 40 vjec.

Kjo metodë garanton rezultate më të sigurta, më të shpejta dhe me komplikacione pothuajse zero.

Në Spitalin Amerikan 3, pacientët tani trajtohem me sukses të garantuar me këtë metodë nga Dr. Nadon Qafa. Kirurg Oftalmolog, Specialist i Kornesë dhe Kirurgjisë Refraktive.

Për të mësuar nese jeni kandidat i përshtatshëm për eleminimin e syzeve, prenotoni një vizite me specialistët tanë të Kirurgjisë Refraktive në numrat 355 696020011.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!