Kjo është çokollata më e shtrenjtë në botë, s’do ta besoni sa kushton

schedule13:29 - 9 Tetor, 2021

schedule 13:29 - 9 Tetor, 2021

To’ak është konsideruar si çokollata më e shtrenjtë në botë. Do të duhet të paguani 212 euro për vetëm 50 gram. Ajo që e bën të veçantë këtë çokollatë është se për prodhimin e saj përdoren metodat dhe përbërësit më të mirë tradicionalë.

Një nga arsyet e kostos së madhe është se ajo prodhohet nga pemët e rralla të kakaos në Ekuador. Krijuesit e çokollatës e shohin prodhimin e produktit të tyre si të ngjashëm me prodhimin e verës së mirë, duke investuar të njëjtën sasi kohe dhe vëmendje në proces.

Përbëhet nga 81 përqind çokollatë e zezë, ndërsa duhen dy vjet për të krijuar 574 copë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!