Ju mbase nuk e mbani mend se çfarë keni parë në ëndërr, por është e sigurt që të gjithë shohim ëndrra natën. As njerëzit e verbër nuk bëjnë përjashtim. Ata shohin ëndrra njësoj sa një njeri që shikon. Kjo sepse ëndrrat gjenerohen nga truri. Ëndrra është funksion i trurit, jo i syve. Megjithatë ekzistojnë dallime mes ëndrrave të të verbërve dhe njerëzve që mund të shohin.
Njerëzit që kanë lindur të verbër ose janë verbuar në moshë shumë të vogël, nuk kanë vizion në ëndrrat e tyre. Ndërsa ata që janë verbuar pas moshës 5 vjeç kanë ëndrra vizuale. Pra, këta të fundit mund të shohin ëndrra vizuale nëse kanë ruajtur kujtime të mjaftueshme në tru.
Në përgjithësi, personat e verbër përjetojnë ndjesi të tjera shqisore më fort sesa ato vizuale, pavarësisht nëse ata kanë qenë të verbër që nga lindja apo jo. Kërkimet tregojnë se prekja, nuhatja dhe shija luajnë një rol më të madh në ëndrrat e njerëzve të verbër. Në të vërtetë është një reflektim i jetës së tyre kur janë zgjuar. Gjatë ditës, personat e verbër përjetojnë shije, aroma dhe prekje më intensivisht sesa njerëzit që mund të shohin. I vetmi ndryshim i dukshëm nga njerëzit që shikojnë është se të verbrit përjetojnë më rrallë agresion, në ëndrra./e.b-abcnews.al