Nëse menduat se i keni parë të gjitha gjatë karantinës, po ju themi se jeni gabim. Tashmë ka dalë një trend i ri, ku kafesë i është shtuar një ingredient tjetër, që është brokoli.
Çfarë është kafeja brokoli?
Shkencëtarët në organizatën kryesore kërkimore Australiane, CSIRO, krijuan një pluhur brokoli për të adresuar ushqyerjen e dobët dhe ushqimin e mbetur.
Studiuesit kanë krijuar brokolin në formë pluhuri dhe propozojnë përdorimin e tij në një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pije, përfshirë këtu dhe kafen tuaj të mëngjesit.
Për ta përgatitur mjafton të shtoni dy lugë nga pluhuri në filxhani si dhe qumësht, dhe trazojeni. Kaq duhet për të përgatitur kafen tuaj me brokoli ose siç e quajnë ata “broccolatte”./e.b-abcnews.al