Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kjo është arsyeja pse mbretëresha mban gjithmonë me vete çantë, në publik

schedule14:20 - 3 Mars, 2021

schedule 14:20 - 3 Mars, 2021

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse mbretëresha Elizabeth II, gjithmonë mban me vete çantën e saj? Sot ne të abcnews.al do ju zbulojmë arsyen e këtij misteri të vogël mbretëror.

Sally Bedell Smith, një biografe e familjes mbretërore, thotë se mbretëresha gjithmonë mban në çantë një pasqyrë, një buzëkuq, një stilolaps, pak nenexhik dhe syzet e leximit.



Sidoqoftë, më së shumti, mbretëresha, e përdor si një lloj treguesi dhe me ndihmën e saj, ajo i bën të ditur stafit se do të largohet nga një takim. Për shembull:

  • Nëse, ndërsa flet me dikë, mbretëresha zhvendos çantën e saj nga njëra dorë në tjetrën, atëherë oborrtarët kuptojnë ajo është e gatshme të përfundojë diskutimin. Ju, megjithatë, as nuk do ta vini re këtë gjest, sepse gjithçka është kaq delikate.
  • Nëse mbretëresha vendos çantën e saj në tryezën e darkës, ajo brenda 5 minutave do të ngrihet për t’u larguar.
  • Duke vendosur çantën e saj në dysheme, ajo tregon se nuk po i pëlqen biseda dhe po kërkon ndihmë sesi mund ta shmangë.
  • Gjesti më dramatik, sidoqoftë, është përdredhja e unazës së saj. Kjo do të thotë që Mbretëresha duhet të “shpëtohet” menjëherë.

Pra, çanta e saj përdoret për t’i dhënë mesazhe të fshehta stafit./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!