Kjo është arsyeja pse e verdha e vezës ka ngjyra të ndryshme!

schedule21:20 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 21:20 - 21 Dhjetor, 2020

Ashtu si lëvozhga e vezës është në disa ngjyra edhe e verdha ka nuancat e saj. E verdha e vezës mund të variojojë nga e verdha e zbehtë deri te ngjyra portokalli. Por a e keni menduar ndonjëherë pse ngjyrat e të verdhës së vezës ndryshojnë?

Ajo që fillimisht duhet të dini është se ngjyra nuk ka të bëjë aspak me racën e pulës, por nga ushqimi që pula ha. Pulave që u jepet ushqim i plotë me pigmente të verdhë-portokalli do ta kenë të vedhën e vezës më të errët. Është kaq e thjeshtë! Asnjë ngjyrosje artificiale nuk lejohet në ushqimin e pulës, por disa fermerë shtojnë petale marigold për t’i dhënë të verdhave të vezës një ngjyrim portokalli. Të verdhat e kuqërremta bëhen të mundshme duke shtuar kapsulë (d.m.th. speca të kuq) në ushqimin e pulës.

Pavarësisht ngjyrës që ka e verdha e vezës, e rëndësishme është që ju i merrni të gjitha proteinat në dietën tuaj./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!