Kjo është ajo që ndodh me trurin tuaj kur planifikoni një takim pas tjetrit

schedule08:20 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 08:20 - 11 Dhjetor, 2022

Një studim i ri nga laboratori i Microsoft-it dëshmon se sa shumë ndikohet truri i njeriut nga takimet e vazhdueshme pa pushim.

Qoftë nëse takimet tuaja profesionale zhvillohen personalisht dhe janë të shumta dhe të vazhdueshme gjatë gjithë ditës suaj, qoftë ato zhvillohen online dhe ju keni një telefonatë pas tjetrës, pa pushim, atëherë studimi i mëposhtëm do t’ju bindë të ndryshoni këtë taktikë.

Sipas studimit të ri, përveç faktit që takimet e vazhdueshme rrisin hormonet e stresit në tru, ato ndryshojnë edhe mënyrën e funksionimit të tij.

Shkencëtarët nga laboratori i Microsoft ekzaminuan njerëzit që morën pjesë në program përmes një elektroencefalogrami. Gjysma e pjesëmarrësve bënë 4 takime radhazi pa pushim, ndërsa pjesa tjetër bënë edhe 4 takime me 10 minuta pushim për meditim.

Ata që nuk bënin pushimet 10 minuta mes takimeve, jo vetëm që kishin më shumë hormone stresi në trurin e tyre, por fakti që duhej të shkonin direkt në takimin e radhës, u krijonte akoma më shumë stres./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!