Një llogari në TikTok është bërë virale pasi i ka lejuar përdoruesit të bëjnë pyetje për një aplikacion të inteligjencës artificiale që paraqet “selfie” për fundin e njerëzimit.
Llogaria ‘Robot Overloards’ përdor aplikacionin e krijimit të imazheve AI-së DALL-E, i cili prodhon imazhe zbuluese.
@robotoverloards Asking an Ai to show the last selfie ever taken #creepy#scary#ai#midjourney#dalle2 #foryoupage ♬ It’s Just a Burning Memory – The Caretaker
Fotot që janë postuar kanë bërë xhiron e internetit dhe tregojnë skena distopike, si njerëz me duar të prera, ku kanë celularin, fytyra të shpërfytyruara nga djegiet apo sëmundjet, si dhe njerëz që janë diçka mes alienëve.
Sipas Open AI, DALL-E mini AI u krijua në vitin 2021 dhe është modeli i një gjuhe transformatori që mund të kthejë pothuajse çdo ide në imazhe. “Trajton tekstin dhe imazhin si një rrjedhë e vetme e të dhënave. Ai përmban deri në 1,280 probabilitete të ndryshme dhe është trajnuar duke përdorur gjasat maksimale për të gjeneruar të gjitha rastet e ndryshme, njëri pas tjetrit”, thuhet në përshkrim.
@robotoverloards Asking an Ai to show a working Time machine #timemachine #ai#dalle2 #midjourney ♬ originalljud – Robot Overloards
Kështu, ky proces trajnimi i lejon aplikacionit jo vetëm të krijojë një imazh nga e para, por edhe të rigjenerojë çdo rajon drejtkëndor të një imazhi ekzistues që shtrihet në këndin e poshtëm djathtas, në një mënyrë që është në përputhje me mesazhin me tekst.
Këtu janë disa imazhe të paraqitura nga llogaria ‘Robot Overloards’:
/abcnews.al