Kjo birrë është aq e fortë sa është ndaluar në 15 vende

schedule17:28 - 21 Shtator, 2021

schedule 17:28 - 21 Shtator, 2021

Samuel Adams po lançon një birrë të re me një nivel alkooli aq të lartë sa është e paligjshme të shitet në 15 shtete të SHBA-ve. Kompania do të lëshojë versionin e ri të birrës Utopias me 11 Tetor, e cila përmban 28 përqind alkool.

Sipas ligjit, një pije me alkool kaq të lartë nuk mund të shitet në Alabama, Arkansas, Georgia, Idaho, Missouri, Mississippi, Montana, Neë Hampshire, North Carolina, Oklahoma, Oregon, South Carolina, Utah, Vermont, dhe Virxhinian Perëndimore.

Birra Utopias u prezantuan për herë të parë në 2002, dhe janë rritur në çmim me kalimin e viteve. Versioni i vitit 2017 kushton 199 dollarë, i vitit 2019 kushtoi 10 dollarë më shumë. Samuel Adams ishte birra zyrtare e Inspiration4, misioni i parë me turistë që udhëtoi drejt hapësirës të shtunën. /abcnews.al