Kjo bimë do t’ju ndihmojë ta lini menjëherë duhanin

schedule09:47 - 3 Janar, 2023

schedule 09:47 - 3 Janar, 2023

Studimet në Gjermani kanë konfirmuar se stevia mund të ndihmojë në lënien e duhanit. Kjo bimë nga familja e krizantemëve dhe është përdorur si ëmbëlsues natyral prej shekujsh. Në Amerikën e Jugut dhe Azi, njerëzit kanë përdorur gjethe stevia për shumë vite për të ëmbëlsuar pije të tilla si çaji.

Thjesht aplikoni disa pika stevia direkt në gjuhën tuaj sa herë që ndjeni dëshirën për të pirë duhan. Ky ritual i thjeshtë “vret” menjëherë dhe në mënyrë dramatike dëshirën për tym. Stevia më së shpeshti rritet si bimë njëvjeçare sepse është rezistente ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave.

Ajo k agjethe të bukura, jeshile, pak të rrumbullakosura rreth 5 cm të gjata, të cilat në fakt janë arsyeja kryesore e kultivimit të saj dhe në të cilat fshihet potenciali më i madh i kësaj bime. Ato përmbajnë tetë lloje glikozidesh, ndër të cilat më të rëndësishmet janë steviozidet dhe rebaudiozidet.

Përveç glikozideve, kjo bimë përmban edhe shumë lëndë të tjera të rëndësishme ushqyese, si vitamina; A, B, C, minerale kalium, kalcium, magnez, hekur, zink dhe krom dhe polifenole, tanine dhe vajra esencialë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!