Kjo 34 vjeçare mëson gratë se si të manipulojnë burrat, zbatoni një rregull dhe do t’i keni të gjitha

schedule22:36 - 5 Tetor, 2022

schedule 22:36 - 5 Tetor, 2022

Besoni apo jo, një grua e quajtur Margarita Nazarenko u jep kurse grave se si të manipulojnë burrat dhe të marrin atë që duan. Ajo inkurajon gratë që të përdorin këmbënguljen, dinakërinë dhe feminilitetin e tyre “për të ecur më tej në jetë” dhe në mënyrë strategjike të marrin atë që duan nga partnerët e tyre.

Margarita nga Sydney pretendon se gratë duhet të përforcojnë feminilitetin e tyre nëse duan që burrat të bëjnë më shumë për to. Ajo pranon se ka manipuluar të shoqin për ta çuar në destinacionet që ajo dëshiron. “Nëse doni që burrat të bëjnë gjithçka për ju, forconi feminilitetin tuaj”, thotë ajo.

Trajnerja e jetës së Sydney, Margarita Nazarenko (në foto), 34 vjeç, po bëhet virale për t'u mësuar grave se si të manipulojnë burrat për të marrë atë që duan.

Margarita, e cila është e martuar me një kirurg të pasur i ndan femrat në tre kategori. Ajo i krahason ato me kafshët: dreri është mishërimi i energjisë femërore, lopa bën gjithçka vetëm dhe është e lodhur, dhe kali përfaqëson energjinë e qëndrueshme mashkullore për të cilën gratë duhet të përpiqen.

Ajo thekson se shumica e femrave i përkasin grupit të dytë, edhe pse “duhet të mësojnë të vendosin kufij dhe të ndajnë përgjegjësitë me partnerin, në vend që të përpiqen të bëjnë gjithçka vetëm”. Ajo shpjegon se manipulim nuk do të thotë “të mashtrosh partnerin”, por ka të bëjë me gjetjen e mënyrës që të dyja palët të marrin atë që duan.

Ajo inkurajon gratë që të përdorin këmbënguljen, dinakërinë dhe feminilitetin e tyre 'për të ecur më tej në jetë' dhe në mënyrë strategjike të marrin atë që duan nga partnerët e tyre meshkuj për të shijuar një mënyrë jetese luksoze.

“Për shembull, nëse dëshironi që partneri juaj të fillojë të shkojë në palestër sepse është mbipeshë, duhet ta filloni vetë. Në vend që t’i tregoni se çfarë duhet të bëjë, ju i tregoni se çfarë jeni të gatshëm të bëni për të. Ata do të mendojnë, dhe ju mund ta ktheni këtë në avantazhin tuaj.”, tha ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!