Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kjaer: S’jam hero, do veproja njësoj edhe me kundërshtar. Milani? Kam një ëndërr

schedule14:17 - 19 Gusht, 2021

schedule 14:17 - 19 Gusht, 2021

Simon Kjaer veproi si një kapiten i vërtetë më 12 qershor, datë kur një arrest kardiak desh i mori jetën Christian Eriksen në duelin Danimarkë-Finlandë të Euro 2020, duke u kthyer në heroin e tifozëve daneze dhe jo vetëm.

Mbrojtësi i Milanit i dha ndihmën e parë shokut të skuadrës, i dha urdhër shokëve të formonin gardhin rreth fantazistit të Interit që po luftonte me vdekjen dhe shkoi të qetësonte gruan e Eriksen, e cila ishte e terrorizuar nga skena dramatike.

32-vjeçari i është rikthyer edhe njëherë momentit të vështirë në rrëfimin për Corriere della Sera, duke tentuar të shfaqet sa më modest.

Nuk jam hero, bëra thjesht atë që duhet të bëja. Gjithkush që do të bënte diçka në ato çaste do të ishte gjithmonë pjesë e imja. Nuk pata kohë për t’u menduar siç mund të kishte bërë tjetërkush, ishte një veprim instiktiv.

Ishte një ditë historike për gjithë ne danezët, luanim takimin e parë të Euro 2020 në shtëpinë tonë. E vetmja gjë që ka rëndësi është fakti që Christian shpëtoi dhe ndihet mirë. Unë u udhëhoqa nga instikti në ato momente.

Për fat qëndrova i kthjellët, njësoj si shokët e skuadrës. Ishte e gjithë një punë skuadre, do të vepronim njësoj edhe nëse do bëhej fjalë për lojtar kundërshtar“, theksoi kapiteni danez, i cili kalon më pas te Milani.

Ndihem për mrekulli dhe do doja të qëndroja gjatë këtu. Rinovimi? Do të ulemi me drejtuesit, do bisedojmë. Unë kapiten? Kapiteni ynë është Romagnoli. Një skuadër si Milani e ka për detyrë të tentojë maksimumin.

Kjo është e vetmja mënyrë për t’u rritur. Unë nuk kam fituar kurrë një titull, do të më pëlqente të ndodhte me Milanin, do të ishte një ëndërr e realizuar“, deklaroi mbrojtësi viking. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!