Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kjaer: Sa shumë që është rritur ky Milan, Donnarumma më i forti në botë

schedule18:43 - 10 Janar, 2021

schedule 18:43 - 10 Janar, 2021

Milani nuk mund të bëjë pa Simon Kjaer në mbrojtje. Danezi po konfirmohet nga ndeshja në ndeshje si një garanci e madhe dhe është lideri i kuqezinjve në repartin e prapavijës. Ekipi i Stefano Piolit reagoi menjëherë pas humbjes me Juventusin.

Mbrëmjen e kaluar mposhti 2-0 në “San Siro” Torinon dhe vazhdon të kryesojë Serie A, tashmë me 3 pikë më shumë se Interit ndjekës. 31-vjeçari viking vlerëson rritjen e “Djallit” në prononcimin për Sky Sport, aty ku thur elozhe edhe për portierin Donnarumma.

Erdha te Milani për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë një dorë skuadrës. Ekipi jonë ka shumë kualitet, jemi rritur shumë. Këtë rrugëtim e kemi bërë të gjithë skuadër, ka qenë një periudhë shumë e bukur edhe për mua.

Kam humbur vetëm 4 ndeshje, një gjë të tillë nuk e imagjinoja as në ëndrra. Po kalojmë një moment shumë të mirë. Titulli? Gjithçka mund të ndodhë në futboll dhe ajo që vlen është përqendrimi dhe puna e përditshme.

Po rritemi, ky Milan është një skuadër fushe dhe skuadër transferte. Besojmë te titulli, mund të vazhdojmë të jemi në vend të parë për muaj me radhë. Donnarumma? Nuk bëj renditje apo krahasime në futboll.

Gigio është vetëm 21 vjeç dhe është portieri më i fortë në botë. Ai është numri një, nuk ka dyshime fare në lidhje me këtë gjë. Kënaqësi e madhe të luash përkrah tij, ai e di një gjë të tillë“, thekson mbrojtësi danez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!