Kjaer: Pioli më ka dhënë besim, Milanit i duhet prania e Zlatan

schedule16:20 - 12 Prill, 2020

schedule 16:20 - 12 Prill, 2020

Simon Kjaer dëshiron të qëndrojë te Milani. Në një intervistë, mbrojtësi zbulon se trajneri Stefano Pioli i dha besim menjëherë, si dhe vlerësoi maksimalisht ndikimin e Zlatan Ibrahimoviçit në San Siro.

“Ëndrra ime është të qëndroj në Milano dhe kur të vijë koha, ne do të flasim për rinovimin e kontratës me klubin”, tha fillimisht Kjaer për Corriere dello Sport. “Unë duhet të bëj maksimumin për t’i bindur drejtuesit e klubit që kam ende për të dhënë.

Jam ende duke punuar për të qëndruar në Milano, edhe nëse nuk luaj rregullisht. Përpiqem të përmirësohem, jo ​​vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Unë nuk kam asgjë për të dëshmuar, kam qenë gjithmonë shumë profesional.

Pioli më dha besim menjëherë, më foli shumë. Ai më pyeti se si ishte më mirë të punojë me mua dhe me një trajner të tillë, ka qenë shumë e lehtë.

Ibra? Zlatan na jep shumë, ai është një kampion që ka fituar pothuajse gjithçka. Prania e tij në fushë, por edhe jashtë fushës, është e mjaftueshme për të bërë ndryshimin”, u shpreh gjiganti danez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!