Kjaer kujton momentin e errët: Nuk përshkruhet, e rëndësishme që Eriksen është mirë

schedule10:24 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 10:24 - 25 Dhjetor, 2021

Christian Eriksen përjetoi një nga momentet më të vështira në jetë gjatë EURO 2020, pasi në ndeshjen kundër Finlandës pësoi një atak kardiak.

Danezi shpëtoi falë ndihmës së Simon Kjaer dhe mjekëve. Kapiteni i Danikarkës ishte i pari që shkoi të shoku i tij dhe i bëri masazh kardiak.

Lojtari i Milanit ka folur sërish për atë episod, ne televizionin danez “KK2”.  “Ai moment nuk mund të përshkruhet. Ndoshta vetëm me fjalë si e tmerrshme dhe e pakuptueshme.

Edhe këto fjalë nuk mjaftojnë aspak. Nuk kishte asnjë mendim pas veprimeve të mia. Nuk mendoja. E gjitha ishte shumë instinktive. Të gjithë shkuam për ta ndihmuar.

Një moment i tmerrshëm, i tmerrshëm. Gjëja më e rëndësishme është që tani Eriksen është mirë”, ka deklaruar Simon Kjaer, i cili së fundmi është operuar në gju dhe do të kthehet për Milanin sezonin e ardhshëm. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!