Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Athinës mbrëmjen e 24 majit në Greqi.
Sipas informacioneve Lefteris Agrellis ishte shtruar disa ditë më parë spital me temperaturë të lartë.
Të hënën e 23 majit adoleshenti doli nga spitali por u shtrua sërish në mbrëmje, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
16-vjeçari kishte temperaturë të lartë.
Mbrëmjen e së hënës gjendja shëndetësore e adoleshentit u përkeqësua, e për rrjedhojë spitali i Rodosit transportoi me helikopter adoleshentin për trajtim më të specializuar në Spitalin e Fëmijëve në Athinë.
Për fat të keq Lefteris nuk arriti të mbijetojë, ai vdiq në Spitalin e Fëmijëve në Athinë. Shkaqet që çuan në vdekjen e 16-vjeçarit pritet të përcaktohen zyrtarisht pas përfundimit të të gjitha ekzaminimeve mjeko-ligjore brenda orëve në vijim.
/abcnews.al/