“Kishte shtetase ruse që firmosi?” PD: Për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 mln euro. Ku shkuan paratë?

schedule10:54 - 27 Korrik, 2022

schedule 10:54 - 27 Korrik, 2022

Partia Demokratike ka thënë se për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës janë paguar mbi 45 milionë euro, megjithatë ai nuk ekziston.

Në një deklaratë nga selia blu, Jamarbër Malltezi pyeti se kush i ndaloi autoritetet të vepronin dhe më tej, kush po i ndalon të ndërpresin financimet për aferën e inceneratorëve.

Deklarata e plotë:

Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme.
BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori!
Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?
Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!
NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?”

Ja disa pyetje të thjeshta:
1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veç landfill dhe duhej paguar vec 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?
2.  Kush genjeu sikur kompania në Hollandë kish experience ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
3.  Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?
4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
5.  A kishte shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thote se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.
6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?
Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shuuuumë të vështira për drejtësine e Soros. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!