Mesfushori spanjoll i Real Madrid, Dani Ceballos, zgjodhi të firmosë sërish me Arsenalin si huazim 1-vjeccar, pas 12 muajve të suksesshëm në “Emirates” sezonin e shkuar. Edhe pse kishte oferta të tjera, Ceballos tregoi se pse firmosi për ekipin londinez.
“Trajneri Arteta ishte shumë i sinqertë me mua dhe më tha të shmang dëmtimet dhe të punoj shumë në stërvitje. Kështu më dha dhe mundësinë të luajë në formacionin titullar.
Mendoj se Arteta më ka bërë një futbollist shumë më të mirë në gjashtë muajt e fundit dhe e ndjeja si obligim se në rast se largohem nga Real Madrid, do firmosja vetëm për Arsenalin”, u shpreh mes të tjerash mesfushori spanjoll./abcnews.al
https://twitter.com/ltarsenal/status/1302975664639836161