Kishte nisur një marrëdhënie të re, 49-vjeçarja në Itali vritet me çekiç nga ish i dashuri

schedule10:54 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:54 - 21 Tetor, 2021

Një grua në Itali është vrarë nga ish i dashuri i saj. Mediat në vend raportojnë në se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Elena Casanova e cila u vra me çekiç nga 59-vjeçari Ezio Galesi në mes të rrugës në Brescia.

“Telefononi karabinierët, e vrara me çekiç,” është dëgjuar t’u thërrasë fqinjëve autori, i cili është vënë në pranga.

Ngjarja ndodhi jashtë shtëpisë së gruas e cila jetonte në fshat prej 15 vitesh dhe ishte e angazhuar me fushatat mjedisore me komunitetin lokal.

Karabinierët, që kanë rindërtuar skenën e krimit, kanë deklaruar se babai i dy fëmijëve e ndoqi ish të dashurë dhe kur ajo parkoi, ai fillimisht i theu xhamin e makinës me çekiç dhe më pas nisi të godiste gruan e cila ndërroi jetë në vend.

Alarmi u ngrit nga fqinjët të cilët dëgjuan të bërtiturat e gruas dhe më pas edhe të autorit. Ky i fundit priti në rrugë derisa erdhi policia dhe u dorëzua. Mesa duket, çifti ishin ndarë prej një viti dhe Elena Casanova kishte nisur një marrëdhënie të re. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!