Kishte mbushur makinën me drogë, tentoi të ikte policisë, arrestohet 52-vjeçari nga Kurbini

schedule10:12 - 10 Shkurt, 2021

schedule 10:12 - 10 Shkurt, 2021

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 52 vjeçar të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “taksisti” , është bërë i mundur ndalimi i shtetasit L.H dhe janë sekuestruar 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Ndër të tjera mësohet se drejtuesi i mjetit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e shërbimeve të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në  bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit taksi që po transportonte lëndën narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disaditor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

L.H., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacionëve të disponuara se me një mjet taksi po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe në Milot, kanë identifikuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip “Benz” që shërbente si taksi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!