Kishte mbjellë kanabis rreth shtëpisë, “Shqiponjat” prangosin dy persona në Selenicë

schedule10:30 - 27 Shtator, 2020

schedule 10:30 - 27 Shtator, 2020

Dy persona janë arrestuar në Selenicë me 11 kg kanabis dhe disa bimë në një operacion në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Nga kontrollet dhe informacionet operative u ushtua kontroll në banesën e L. B., 28 vjeç, banues në fshatin Amonicë dhe u gjet rreth 11 kg kanabis.

Gjithashtu u arrestua edhe një tjetër person, Z. H., 48 vjeç, banues në Mesaplik pasi gjatë kontrollit në territorin rreth banesës së tij janë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!